Lajme

Vuçiq: Shqiptarët nuk i rrah dhe keqtrajton askush, protestojnë forcat e Kurtit për shkak të humbjes së pushtetit në Bujanoc

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur të hënën për protestat e shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë dhe ka vlerësuar se forcat e Kurtit po protestojnë për shkak se nuk kanë arritur të formojnë qeverinë në Bujanoc.

“Sot ka pasur protesta të shqiptarëve në Preshevë, ata konsiderojnë se Serbia po i shkel të drejtat e tyre, a është me vend kjo duke pasur parasysh të drejtat e serbëve në Kosovë”, ishte pyetja e një gazetari në një konferencë për media në Nju Jork.

“Ata nuk mendojnë se ne po shkelim të drejtat e tyre. Ne jemi të gatshëm të veprojmë me përgjegjësi, të shohim, t’i ndihmojmë ata të ndërtojnë shkolla dhe gjithçka tjetër. Ata tani po ankohen sepse forcat e Kurtit nuk arritën të formojnë një qeveri të pavarur, veçanërisht në Bujanoc, ky është problemi i tyre kryesor. Por mirë, kjo është normale, kështu funksionojnë demokracitë, ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Askush nuk i ka rrahur apo keqtrajtuar, Serbia është një vend demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi kështu” tha Vuçiq.

Related Articles

Back to top button