Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë, humbin jetën tre të rinj

Tre të rinj kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Sipas raportimeve nga mediat kosovare, automjeti në të cilin udhëtonin të rinjtë ka rënë në liqenin e Badovcit, për pasojë kanë humbur jetën të tre.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi se ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:00.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, – tha Policia e Kosovës.