Lajme
Gjysma e popullatës në Maqedoni është duhanpirës
Numri i duhanpirësve aktivë në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) është 45,4 për qind.
Vetëm 5 për qind e qytetarëve e kanë lënë me sukses duhanin vitet e fundit.
Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë.
“Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata”, thonë nga Instituti.
Kujtojmë se duhani është një nga rreziqet më të mëdha për çrregullimet shëndetësore.