Lajme

I buzëqeshur përshëndet me dy gishta lart, Ragmi Mustafa voton në këshillin komunal të Preshevës

Ragmi Mustafa është shfaqur i buzëqeshur dhe me dy gishta lart në mbledhjen e katërt të këshillit komunal. Foton e ka publikuar kryetarja e Preshevës në rrjetin social facebook Ardita Sinani.

Gjatë mbledhjes në njërën nga pikat të gjithë votuan me dorën lart i vetmi që votoi me dy gishta ishte zv.kryetari i komunes se Presheves Ragmi Mustafa.

Në mbledhjen e IV-të të Këshillit të Komunës së Preshevës është rishikuar buxheti për vitin 2024.

“Në fokus të veçantë ishte
Pika 1. e rendit të ditës: Rishikimi i parë i buxhetit të programuar për vitin 2024. Me këtë rishikim, u bë një analizë e hollësishme e shpenzimeve dhe nevojave të komunës, duke siguruar që fondet të alokohen në mënyrë të drejtë dhe efektive për realizimin e projekteve kyçe. Ky Rebalans i buxhetit synon të përshpejtojë realizimin e projekteve infrastrukturore dhe të rrisë investimet për zhvillimin ekonomik.

Rishikimi i buxhetit është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë mundësi komunës sonë të funksionojë me efikasitet dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë në çdo sektor.

Rendi i ditës përfshiu edhe:
2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi taksat administrative komunale për vitin 2024.
3. Propozim-Kërkesë për sjelljen e Vendimit mbi planin rregullativ detaj në minierat sipërfaqësore – Trnave.
4. Propozim Aktvendim mbi lartësinë e kompenzimit të shërbimeve të varrimit.
5. Propozim Vendim mbi lartësinë e kompenzimit të harxhimeve të udhëtimit për të punësuarit në territorin e Komunës së Preshevës.
6. Propozim Vendim për përcaktimin e drejtimit të rrugës shtetërore linja II që kalon nëpër vendbanimin stacioni hekurudhor Preshevë, në territorin e komunës së Preshevës.
7. Shqyrtimi i kërkesave drejtuar Fondit për punë komunale dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar Këshillit Komunal.” ka shkruar Ardita Sinani në rrjetin social facebook.

Related Articles

Back to top button