Lajme

Rrugët e Preshevës në gjendje të mjerueshme, reagon opozita për zvarritjen e punëve

Gati 6 muaj bëhen që pushteti aktual nuk po punon në sanimin e rrugëve kryesore të Preshevës. Mos përfundimi i tyre ka bërë që kryetari i APN-së të reagojë.

Visar Mehmeti për tejzgjatje të punimeve në territorin e Komunës së Preshevës, e ka akuzuar pushtetin e Komunës së Preshevës për papërgjegjshmëri, që sipas tij po dëmtohen qytetarët e Preshevës.

I pari i APN-së, Visar Mehmeti, thotë se gjendja është bërë e mjerueshme në shumë rrugë, edhe pse është në kompetencë të pushtetit mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore, shkruan Presheva.AL

“Ndër projektet që i ka ndërprerë pushteti i zorit dhe imponimit, përmes Organit të dhunshëm, është edhe ai për mbushjen e gropave në rrugët lokale të komunës sonë.

Gjatë kohës së qeverisjes së ALTERNATIVËS, sapo kishte filluar të realizohej ky projekt, me kosto jo shumë të lartë, por me rëndësi shumë të madhe për qytetarët tanë (shih foton1).

Po bëhen gati 6 muaj që rrugët tona lokale gjenden në gjendje të mjerueshme, kurse qytetarët tanë po e vuajnë çdo ditë moskujdesin e këtij pushteti, edhe pse është në kompetencë të tij mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore.

Këtij pushteti të zorit dhe imponimit nuk i bën fare përshtypje ky fakt, pasi për ta më me prioritet ishin rrugët dhe sokaqet private të militantëve të tyre, në këmbim të kontrabandimit të votës së tyre, se sa përmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve të komunës sonë.” ka shkruar Mehmeti në rrjetin social facebook duke i publikuar edhe fotot e rrugëve në gjendje të keqe.

Related Articles

Back to top button