Lajme
Sami Salihu për Ardita Sinanin: Publikisht “Looftë Albin Kurti”, fshehtas “Rroftë Aleksandër Vuçiqi”
Publikisht “Looftë Albin Kurti”, fshehtas “Rroftë Aleksandër Vuçiqi”
Një ditë pas shfaqjes teatrale në Prishtinë, ku kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, jehoi servilizmin e saj me “loftë Albin Kurti”, paska shku me vrap në Beograd, me e taku zyrtarin e Aleksandër Vuçiqit që drejton Trupin Koordinues.
Natyrisht, takimin në Beograd, nuk ia njofton publikut. E bën fshehtë.
Mos u fshehë!
Trego kur takohesh me bashkëpunëtorët e Vuçiqit.
Thjeshtë, dëshmo transparencë ndaj qytetarëve të komunës ku je kryetare, e ke për detyrë.
Askush s’po kërkon që të dukesh kur jehon ”Rroftë Aleksandër Vuçiqi”.
Se “Rroftë Shaip Kamberi”, sic duket s’ka gjasa me t’dal.