Lajme

Së shpejti Parkimi publik në Preshevë do të bëhet me pagesë

Parkimi i automjeteve në rrugët kryesore të qytetit të Preshevës nuk do të jetë më falas, por do të bëhet me pagesë.

Në seancën e kuvendit të Preshevës të mbajtur ditën e sotme, pushteti aktual ka prezantuar dhe propozuar dhe ka kaluar në kuvend pikën që parkimi të bëhet me pagesë.

Sipas propozimit, pushteti vendor ka planifikuar qe parkingjet qe sa vite ishin falas do te vendoset tarife ne ditet dhe oraret e parkimit dhe vendet publike do te kthehen me pagese shume shpejt.

Nuk dihet ende se kur do të nisë të aplikohet parkimi me pagesë i mjeteve dhe cilat rruge ose sa do te kushtoje parkingu ne rruget e Presheves.

Related Articles

Back to top button