Lajme

Teatri i Preshevës merr çmimin shfaqja më e mirë në Dibër

Festivali teatror që mbahet në Dibër, “Teatri shqiptar në Maqedoni” ka përfunduar edhe edicionin e 23-të të tij.

Pas një jave me shfaqjesh teatrore, ka vlerësuar më të mirët:

Çmimi “Qemal Ajdini” – aktorja më e mirë ka shkaur për Suela Bakon e Teatrit Moisiu në Durrës,

Çmimi “Qemal Ajdini” – aktori më i mirë ka shkuar për Jordan Silmonov të Teatrit Popullor të Maqedonisë, si aktorja më e mirë joprotagoniste është vlerësuar Sheqerie Ilazi nga Teatri Tetovës, si aktori më i mirë joprotagonist është vlerësuar Gani Veseli i Teatrit të Preshevës.

Çmimi “Sulejman Pitarka” – shfaqja më e mirë është ndarë për “grafitet” e Teatrit të Preshevës, ndërkaq regjia më e mirë ka shkuar për Kushtrim Bekteshin me shfaqjen “Dredhitë e Patukut” në Teatrin e Tetovës.

Related Articles

Back to top button