100 ditët e pushtetit lokal në Preshevë dhe dështimet e tij
Sot, pushteti lokal në Preshevë shënon një përvjetor të rëndësishëm — 100 ditë në detyrë, por kjo periudhë ka sjellë vetëm zhgënjim dhe shpresë të humbur për qytetarët. Kryetarja Ardita Sinani, e cila mori detyrën me premtime të mëdha, duket se ka mbetur e fokusuar më shumë në paraqitjen e saj në foto në kabinet sesa në zgjidhjen e problemeve që përballet qyteti.
Në këto 100 ditë, qytetarët e Preshevës kanë pritur veprime konkrete që do të përmirësonin jetesën e tyre dhe do të adresonin sfidat e shumta dhe të ndryshme me të cilat përballen përditë. Pavarësisht shpresave që u ngjallen në fillim të mandatit të saj, realiteti është zhgënjyes.
Infrastruktura e dobët, mungesa e shërbimeve themelore publike, si dhe papunësia e lartë janë vetëm disa nga sfidat që kërkojnë vëmendje urgente. Në vend që të ofronte zgjidhje, e gjithë kjo periudhë ka kaluar pa iniciativa konkrete. Po ashtu, qytetarët presin më shumë transparencë dhe angazhim në procesin e vendimmarrjes, gjë që duket të jetë e pamjaftueshme.
Kryetarja Sinani duket se ka marrë më shumë kohë për të realizuar foto dhe postime në rrjetet sociale sesa për të punuar me ekipin e saj në adresimin e problemeve kritike. Qytetarët e Preshevës meritojnë më shumë se sa vetëm imazhe dhe premtime gojore.