Lajme

Ragmi Mustafa: “Investitorët Slloven zgjuan interesim për investime në Zonën Industriale në Çukarkë”

Me ftesë të Odës Ekonomike të Sllovenisë, sot isha pjesëmarrës në prezentimin e komunës Preshevë përpara Qendrës për Zhvillim e Bashkëpunim ndërkombëtar, institucion i qeverisë Sllovene. Gjithashtu edhe përpara Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe bizneseve Sllovene të interesuara për investime në komunat që ndodhen në Serbi njëlloj si dy komunat tjera të serbisë ajo e Leskocit dhe e Kralevës. Pas prezentimit, disa nga investitorët potencial Slloven zgjuan interesim për investime në Zonën Industriale Çukarkë. Gjithasht edhe Qendra Sllovene për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar shprehu gadishmëri për investime në Zonën Industriale në fazën e dytë nga fondet e Qeverisë Sllovene. Sigurisht se na presin shumë punë e angazhime që shtetin e bizneset Sllovene si investitor t’i sjellim në Preshevë. Me rëndësi ishte se në interesimet e tyre ishin shumë serioz, dashamirës e mikpritës. RM

Related Articles

Back to top button