Lajme

Albin Kurti i kërkon Ardita Sinanit të përmbahet nga përkrahja publike për VV-në deri pas zgjedhjeve në Kosovë

Sipas një burimi mirë Sipas një burimi të besueshëm brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, të përmbahet nga përkrahja publike ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! deri më 9 shkurt, ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo kërkesë dyshohet se lidhet me reputacionin e ulët të saj dhe, veçanërisht, me skandalet financiare që kanë përfshirë Fondin e dedikuar për Luginën e Preshevës, percjell Spektri.tv

Nëse lajmi është i vërtetë, shumë qytetarë mendojnë se distancimi i Kurtit nga Ardita Sinani ka ardhur me vonesë. Sinani, e cila ka fituar zgjedhjet në Preshevë me mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po akuzohet për keqmenaxhimin e fondeve dhe për abuzime që kanë dëmtuar rëndë imazhin e saj dhe të qeverisë në Luginë.

Përkrahja e Sinanit nga Kurti dhe partia e tij mund të ketë pasoja të ndjeshme për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Shqiptarët e Luginës që kanë të drejtë vote në Kosovë pritet të reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve, duke ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve. Besueshmëria e qeverisë Kurti dhe angazhimi i saj për mbështetjen e Luginës janë vënë në pikëpyetje nga shumë qytetarë dhe analistë.

A do të arrijë Kryeministri Kurti të menaxhojë dëmin e shkaktuar nga ky skandal dhe të ruajë mbështetjen e qytetarëve të Luginës? Kjo mbetet të shihet në ditët në vijim. /Spektri.tv/

Related Articles

Back to top button