APN: Ky është korrupsioni dhe familjarizmi në komunën e Preshevës
SKANDAL: Rikthehet Korrupsioni e Familjarizmi Institucional në Komunë të Preshevës të udhëhequr nga Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa
Se është kthyer korrupsioni e familjarizmi në institucionin e Komunës, më posht do të shihni të dokumentuar përbërjen e Komisionit për Prokurimet Publike (TENDERAVE), të emëruar nga ky pushtet, ku pjesë e këtij Komisioni janë:
– Ardian Aliu – dhëndrri i Ragmi Mustafës, ku nuk ka mjafuar vetëm emërimi si Drejtor i Urbanizmit, por është caktuar edhe si anëtar i Komisionit për TENDERA
– Fatlum Mustafa – djali i vëllaut të Ragmi Mustafës, edhe atë si zëvendës kryetar i Komisionit
Listën e anëtarëve të komisionit e begaton edhe përbërja nga kampi tjetër i Ardita Sinanit, që deri para pak vitesh e quante pushtetin e Ragmi Mustafës pushtet të krimit.
PVD-së nuk i mjaftuan për anëtarë të Komisionit nga radha e punëtorëve të Administratës komunale, duke shkelur çdo normë e parim institucional, PVD solli “përforcime” edhe nga Çerdhja e qytetit.
– Remzije Rexhepi – bashkëshortja e këshilltarit komunal nga PVD, Munir Rexhepit, ku ky i fundit duke përdorur metodën e tij të shantazhit e kërcënimit, ka arritur ta fusë bashkëshorten e tij në këtë Komision.
– Agron Hasani – shoferi i Ardita Sinanit, po po mos u çuditni, shoferi i kryetares së Komunës anëtar i Komisionit per Tendera.
Komisioni për Prokurime Publike (Tendera) është komision që funksionon në kuadër të Administratës komunale dhe organizon shpalljen dhe procedimin e Tenderave të inicuar nga komuna.
Për dallim nga legjislatura e kaluar, ku Komisioni në fjalë kishte 7 anëtarë, ky pushtet, numrin e anëtarëve te Komisionit e ka rritur jo në 9 por 11 anëtarë, por nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.
Një detaj tjetër që e bën edhe më skandaloze këtë çështje, është edhe rritja e paushallit për anëtarët e Komisionit, edhe atë nga 20.000,00 dinarë në muaj, e që në nivel vjetor vetëm ky Komision i kushton buxhetit të Komunës me afër 2.000.000,00 dinarë.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër se binomi Ardita – Ragmi, nuk e kanë hallin e nevojave dhe problemeve të qytetarëve të komunës sonë, por kapjen e pushtetit dhe rehatimin e familjarëve e të afërmve, duke keqpërdorur paranë publike të taksapaguesve tanë.
Shërbimi për Informim
ALTERNATIVA për Ndryshim
2 Dhjetor 2024