Komuna e Preshevës hap konkurs për mbështetje të ndërmarrësisë në zonat rurale
Komuna e Preshevës ka shpallur konkurs publik për ndarjen e fondeve të pakthyeshme për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrësisë në zonat rurale. Ky konkurs ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe social, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ngadalësimin e migrimit ekonomik në komunitetet rurale.
Përparësitë dhe kriteret kryesore për aplikim:
– Përparësi do të kenë ndërmarrjet që angazhohen në përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe atyre nga blegtoria.
– Ndërmarrjet duhet të jenë të regjistruara dhe aktive deri më 31.12.2023 në territorin e Komunës së Preshevës.
– Projektet mund të përfshijnë blerjen e makinerive dhe pajisjeve për aktivitete prodhuese, artizanale dhe shërbyese, duke përjashtuar disa aktivitete si prodhimi primar bujqësor dhe ndërtimi.
– Shuma maksimale për projektet e miratuara është deri në 1,200,000 dinarë.
Buxheti i përgjithshëm i programit: 3.5 milion dinarë.
Afati i aplikimit: Nga data e shpalljes deri më 31.12.2024. Aplikacionet mund të dorëzohen në adresën e administratës komunale ose përmes postës.
Për më shumë informacione dhe për të shkarkuar dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni: KËTU