Lajme
Arrestohet 51 vjeçari, vodhi 7 thasë me peletë
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2025/01/vjedhja-e-peletit.png?resize=780%2C470&ssl=1)
Në orët e para të mëngjesit të datës 4 janar, rreth orës 00:30, një 51-vjeçar nga Dibra është arrestuar nga autoritetet për vjedhje të paligjshme në rrugën “Velko Vllahoviq” në Strugë.
Sipas informacioneve të SPB-Ohër, i dyshuari kishte marrë në mënyrë të paligjshme shtatë thasë me pelet nga hyrja e një pallati në zonën përkatëse. Menjëherë pas arrestimit, policia ka gjetur mallin e vjedhur, i cili është kthyer pronarit të ligjshëm.
Ndaj autorit të dyshuar është iniciuar procedura ligjore dhe do të bëhet kallëzim penal përkatës. Policia po vazhdon hetimet për rastin.