Lajme

“Mirësevini në Bujanoc” – Një simbol mikpritjeje i ri për qytetin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur një nismë të re simbolike për qytetin, duke inaguruar një konstruksion të ndriçuar metalik me mbishkrimin “Mirësevini në Bujanoc”.

Pajaziti së bashku me drejtorin e Organizatës Turistike, Adem Salihi, prezantoi simbolin e ri mikprites, i cili është punuar në katër gjuhë: shqip, serbisht, rome dhe anglisht. Ky instalacion synon të shërbejë si hyrje për promovimin e pasurive turistike dhe kulturore të Bujanocit.

“Konstruksioni i ri është një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë bashkëqytetarët tanë që kthehen nga diaspora, si dhe për të gjithë mysafirët që vizitojnë qytetin tonë. Bujanoci ka një zemër të madhe dhe dëshiron që të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre,” u shpreh Kryetari Pajaziti.

Ky simbol i ndriçuar nuk është vetëm një element dekorativ, por edhe një përkujtues i shpirtit mikpritës të Bujanocit, duke mirëpritur banorët, turistët dhe vizitorët e tij në një atmosferë që reflekton diversitetin dhe harmoninë multikulturore të qytetit.

Bujanoci, qytet që ju pret krahëhapur!

Related Articles

Back to top button