Nga sot banorët e Preshevës paguajnë për parking, mësoni çmimet sipas zonave
Nga sot në Presheve ë nis zbatimi i projektit të menaxhimit të parkingjeve publike dhe pagesa për çdo makinë në hapësirat që janë të shënjuara në rrugë.
Kështu ka bërë të ditur të martën drejtori i NP Moravices, Gazmend Aliu në një postim në rrjetin social facebook.
Presheva me sistem të parkingjeve, për rregullim të kaosit urban dhe çlirim tē hapësirave publike.
“Të nderuar qytetarë,
Nga data 1 janar 2025 parkingjet në rrugën kryesore të qytetit të Preshevës do të jenë të sistematizuar dhe me pagesë, me një fazë eksperimentale prej 15 ditësh!
Ishte e nevojshme.
Sistemi i parkingjeve të qytetit do të menaxhohet nga NP Moravica.
Edhe ky proces si të gjithë të tjerët i ka fillimisht përkrahësit dhe kundërshtuesit e tij.
Por përvoja me vendet e tjera në rrethana të njëjta ka dëshmuar se në fund ka rezultuar i pëlqyer dhe i kënaqshëm konsensualisht.
Parkingjet do të ndahen në dy zona:
– Zona e parë me çmim prej 40 RSD për 1 orë.
– Zona e dytë me çmim prej 35 RSD për 1 orë.
Do të jetë gjithashtu mundësia e pagesës me tiketa dhe tarifa ditore, mujore, si dhe tarifa të privilegjuara për banorë.
Në fazën e dytë, sistemi i parkingjeve do të përfshijë edhe rrugë të tjera.
Opinioni do të informohet për çdo veprim në lidhje me këtë proces.