Lajme

Nuk ka reagim nga Ardita Sinani e Ragmi Mustafa për largimin e puntorëve në Preshevë

Në një kohë kur shumë punonjës u larguan nga puna, liderët lokalë Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa deri më tani kanë mbetur të heshtur, pa dhënë ndonjë reagim ose sqarim për largimin e puntorëve në bibliotekë por as nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse larguan djalin e dëshmorit Shaban Shahinit nga shtëpia e kulturës.

Ardita Sinani, e cila ka një profil në rrjetin social facebook, së fundmi publikoi në faqen e saj zyrtare pritjen që i bëri zv.ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Megjithatë, ajo nuk e ka adresuar situatën e largimeve të punonjësve, duke lënë të kuptohet se ndonëse është aktive në iniciativa dhe takime, ajo nuk e sheh si prioritet t’i japë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve mbi këtë fenomen.

Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa ka zgjedhur të fokusojë vëmendjen e tij në zhvillimin e fazës së parë të zonës industriale, duke publikuar punimet e këtij projekti.

Ky mos reagim, që duket se është i koordinuar, nëse ky trend i heshtjes vazhdon, është e qartë se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë do të ndikojë negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, duke i detyruar ata të dyshojnë në përkushtimin e liderëve për zhvillimin e mirëqenies së përgjithshme. Në një moment kur stabiliteti në punësim dhe administratë është më i nevojshëm se kurrë, reagimi aktiv dhe sqarimi i situatës nga Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa është një nevojë emergjente për të ruajtur besimin e qytetarëve në pushtetin lokal.

Related Articles

Back to top button