Lajme

Opozita kritikon Ardita Sinanin që po bën thirrje për të votuar Albin Kurti dhe që po merr pjesë në tubime të VV-së

Kryetarja e Preshevës, Ardita, është bërë qendra e kritikave të ashpra pas publikimit të shtatë postimeve në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar rëndësi zgjedhjeve në Republikën e Kosovës dhe ka bërë thirrje të hapur për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo sjellje ka ngjallur reagime të forta nga opozita, të cilët e kanë cilësuar si shpërqendrim nga prioritetet e komunitetit që ajo përfaqëson.

Sipas raportimeve, kryetarja madje ka marrë pjesë në tubime të fushatës elektorale në Kosovë edhe gjatë orarit të punës, duke lënë mënjanë detyrimet e saj në udhëheqjen e Komunës së Preshevës. Ky veprim është parë si një mungesë përkushtimi ndaj problemeve reale të qytetarëve, të cilët përballen me sfida të shumta në përditshmëri, përfshirë papunësinë, mungesën e investimeve dhe problemet infrastrukturore.

Partitë opozitare në Preshevë APN dhe LR e kanë dënuar ashpër këtë veprim të kryetares, duke e cilësuar si një shpërfillje ndaj mandatit të saj dhe problemeve lokale. Përfaqësues të opozitës kanë kërkuar përgjegjësi më të madhe nga kryetarja dhe i kanë kujtuar asaj që detyra e saj kryesore është të adresojë nevojat e qytetarëve të Preshevës, jo të angazhohet në fushata elektorale në një shtet tjetër.

Në një postim në rrjetin social facebook Sami Salihu ka shkruar: “Partnerja e Vuçiqit në Preshevë s’po merret me nevojat e shqiptarëve lokal që e kanë votuar dhe që ia kanë mundësuar menaxhimin e taksave të tyre.
Veç në Kosovë po rri. Biznesin atje.
Sot në Gjilan, me koordinatoren e Radojçiqit.”

Related Articles

Back to top button