Pushteti Ardita Sinanit largon 5 punëtorë nga Biblioteka
Largimi i punëtorëve nga institucionet publike gjithmonë ngre pikëpyetje, veçanërisht kur ky proces përfshin ndryshime të paqarta dhe mungesë transparence. Rasti i fundit me punëtorët e larguar nga biblioteka tregon një situatë që kërkon sqarim dhe rishikim.
Sipas burimeve të Presheva.AL, pesë punëtorë janë larguar nga puna edhe pse të gjithë kanë pasur të kryer provimin profesional të kryer, ndërkohë, tetë punëtorë të rinj janë marrë në punë, disa prej tyre përmes projekteve të përkohshme, ndërsa për disa të tjerë nuk është e qartë baza e punësimit.
Kontratat ekzistuese e puntorëve që u larguan nga puna natën e ndërrimit të mot moteve kishte edhe katër muaj deri në përfundim por që kjo kontratë i është ndërprerë pa një shpejgim të qartë dhe sic mëson Presheva.AL arsyeja e vetme është se nuk ka buxhet. Por pas largimit të pesë puntorëve janë punësuar njerëz jo profesional dhe gjithësejt thuhet se janë tetë të punësuar.
Kjo situatë ka ngjall reagim te puntorët që janë prekur direkt por edhe te opizita pasi nuk ka ndodhur më herët që të largohen puntorët me kontrata aktive. Këto veprime nga pushteti lokal po krijon dyshime për favorizime dhe vendime politike të partive koalicionare.