Qytetari nga Presheva ironizon “Lishone mare ujin, leni parkinget”
Një situatë disi paradoksale ka shpërthyer në rrjetet sociale, pasi një qytetar i Preshevës ka kritikur ashpër ndermarrjen publike “Moravica” për vendosjen e sistemi të ri parkingu ndërsa qyteti vazhdon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm.
Qytetari, i cili jeton në një banesë afër qendrës, publikoi një foto në Facebook ku shfaqet duke mbushur ujë në çeshmen e qendrës, me shkrimin e shoqëruar me një thirrje ironike: “Lishone mare ujin, leni parkinget…”. Ky postim ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët ndajnë shqetësimin e tij.
Mungesa e ujit është një problem i njohur për shumë vite në Preshevë, pasi banorët shpesh herë përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë. Dëshira për një sistem parkingu modern sigurisht që është një hap përpara për qytetin, por shumë qytetarë e shohin këtë si një veprim të pamatur, duke u fokusuar në nevojat më të ngutshme të jetës së përditshme.
Ironia e qytetarit ka bërë xhiro në rrjet, duke nxitur diskutime dhe reagime nga shumë qytetarë të tjerë nga Presheva. Disa prej tyre e përshkruan këtë situatë si një reflektim të papërshtatshmërisë së përgjigjeve institucionale ndaj nevojave reale të qytetarëve.
Urime 2025