Lajme

Banorët e Tërrnavës kundërshtojnë ndërtimin e gurëthyesit

Tërrnavë, 22 Shkurt 2025 – Në mbledhjen e mbajtur sot nga Bashkësia Lokale e Tërrnavës, banorët e fshatit u mblodhën në numër rekord për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të një gurëthyesi në zonë.

Mbledhja kishte në rend dite shqyrtimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Preshevës për vijimin e hartimit të planit të detajuar për ndërtimin e gurëthyesit. Të gjithë të pranishmit, unanimisht dhe kategorikisht, u shprehën kundër dhënies së lejes për këtë projekt.

Si rezultat i këtij takimi, u formua një këshill prej 11 anëtarësh për të mbikëqyrur dhe organizuar procesin e mëtejshëm. Bashkësia lokale gjithashtu mori përsipër të takohet me përfaqësues të fshatrave Miratoc dhe Norçë për të koordinuar veprimet e mëtejshme.

Këshilli i sapoformuar ka marrë për obligim:

Përpilimin e një konkluzioni të qartë mbi këtë çështje.
Organizimin e një peticioni për të kundërshtuar ndërtimin e gurëthyesit.
Dërgimin e ankesës dhe peticionit te institucionet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe autoritetet komunale në Preshevë.
Bashkësia lokale pritet të njoftojë së shpejti mbi hapat e ardhshëm dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Tërrnavë
Afrim R. Abdullahu

Related Articles

Back to top button