Lajme

Fillon fushata “Thuaj JO Gurthyesit – Tërnava nuk e lejon!”

Banorët e fshatit Tërnavë kanë ngritur zërin kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore përmes gurthyesve, duke shprehur shqetësimin e tyre për dëmet ekologjike dhe ndikimin negativ në cilësinë e jetës.

Në një fushatë sensibilizuese që ka nisur në rrjetin social facebook të shoqëruar me parulla si “Thuaj JO Gurthyesit – Tërnava nuk e lejon!”, banorët po shfaqin rezistencën e tyre tash ndaj aktiviteteve të eksploatimit, të cilat mund të sjellin pasoja të rënda mjedisore.

Banorët kërkojnë nga autoritetet të ndalojnë operacionet e gurthyesve dhe të mbrojnë mjedisin për një të ardhme më të qëndrueshme.

Për zhvillimet e mëtejshme rreth kësaj çështjeje, mbetemi në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse.

Related Articles

Back to top button