Lajme

Ftohet seanca e parë për vitin 2025 në kuvendin e Preshevës

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës ka konvokuar seancën e parë për vitin 2025, e cila do të mbahet të mërkurën, më 19 shkurt 2025, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të shqyrtohen dhe miratohen çështje me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës, sipas rendit të ditës si më poshtë:

– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Komunës së Preshevës në përbërje të rregullt.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi emërimin e drejtorit të Institucionit për Sport dhe Kulturë Fizike “Qendra Sportive Presheva”.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Aktvendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit mbi formimin e Komisionit për Plane të Komunës së Preshevës.

– Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi inicimin e hartimit të Planit Detal Rregullativ për territorin e Centralit Solar “Presheva 1” në Komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button