Lajme

Gazetarët Shqiptarë vizitojnë Preshevën

Preshevë, 22 Shkurt 2025 – Një delegacion i madh gazetarësh dhe mediash nga Shqipëria ka mbërritur në Preshevë në një vizitë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës. Organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Aleksandër Çipës, kjo vizitë synon forcimin e lidhjeve mediatike dhe mbështetjen për çështjet e komunitetit shqiptar në këtë rajon.

Në një atmosferë vëllazërore, delegacioni është pritur ngrohtësisht nga vendasit, ndërsa në takimet dhe diskutimet e zhvilluara u trajtuan temat kryesore që prekin shqiptarët e Preshevës. Kjo vizitë shënon herën e parë që një numër kaq i madh gazetarësh dhe përfaqësuesish të mediave nga Shqipëria ndodhen në këtë zonë, duke e bërë këtë ngjarje një hap të rëndësishëm për sensibilizimin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në takim morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe shoqërore, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës mediatike për të adresuar sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë.

Related Articles

Back to top button