Lajme
Gra të panjohura shpërndajnë Bibla falas në Preshevë
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2025/02/bibla-falas-presheve.jpg?resize=768%2C470&ssl=1)
Preshevë, 13 shkurt 2025 – Sot, qytetarët e Preshevës kanë raportuar praninë e dy grave të panjohura që shpërndanin Bibla falas në qytet. Sipas burimeve lokale, gratë fillimisht janë vendosur pranë hyrjes së Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, por nuk dihet se ku kanë shkuar më pas.
Fotografitë e siguruara nga qytetarët tregojnë gratë duke mbajtur tabela me mbishkrimet “Bibla falas” dhe “Bibla – Fjala e Zotit”. Ky aktivitet ka ngjallur diskutime në komunitet, ndërsa nuk dihet nëse ka ndonjë organizatë të caktuar që qëndron pas shpërndarjes së materialeve fetare.
Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një deklaratë mbi këtë çështje.