Lajme
I jepet lamtumira e fundit Dr.Aurita Arifit
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2025/02/i-jepet-lamtumira-e-fundit-dr-aurita-arifit.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Preshevë, 14 shkurt – Sot, familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën, i dhanë lamtumirën e fundit Dr. Aurita Arifit. Në një ceremoni të mbushur me emocion dhe dhimbje, të pranishmit nderuan kujtimin e saj, duke shprehur mirënjohje për kontributin e madh që kishte dhënë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Dr. Aurita Arifi do të mbahet mend si një profesioniste e përkushtuar dhe një njeri i dashur, që la pas gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan.