Lajme

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani pret delegacionin e gazetarëve nga Shqipëria

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në një takim një delegacion gazetarësh nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga Aleksandër Çipa. Vizita e tyre kishte për qëllim të ndriçojë realitetin dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit, u diskutua mbi diskriminimin sistematik, pasivizimin e adresave dhe mungesën e zhvillimit ekonomik në rajon. Megjithatë, Sinani theksoi edhe mundësitë që po krijohen për një të ardhme më të mirë.

Ajo shprehu mirënjohje për përkushtimin e gazetarëve në pasqyrimin e situatës në Luginë dhe falënderoi ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, për mbështetjen e dhënë shqiptarëve të kësaj zone.

“Preshava është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e kombit shqiptar,” përfundoi Sinani.

Related Articles

Back to top button