Lajme
LVV të sigurt: Me 45% plus mërgata, qeverisim të vetëm
Mbreme janë publikuar EXIT POLL-et e para në Kosovë të cilat tregojnë rezultatet e partive politike të zgjedhjeve, sipas anketimeve në terren.
Të gjitha këto EXIT POLL-e dhe rezultatet preleminare nga KQZ ia japin fitores Lëvizjes Vetëvendosje nga 37-42 %.
Sipas Egzon Azemit, zyrtar i VV, kjo parti kur t’i shtohen votat e diasporës, do të qeverisë e vetme.
“Me 45% Lëvizja qeverisë e vetme… + Mërgata Vezhgues e Komisionerë, syte 4 mbronin votat!”, ka shkruar Azemi.