Presheva del në vendin e parafundit si qyteti më i varfur në Serbi

Raporti i Entit Statistikor të Republikës së Serbisë ka publikuar të dhëna të reja mbi gjendjen ekonomike në jug të Serbisë, duke theksuar se pagat neto mesatare në dhjetor 2024 kanë qenë më të ulëtat në vend pikërisht në rrethet Jabllanicë dhe Pçinjë. Sipas statistikave, komunat Bojnik dhe Preshevë janë në fund të listës për nivelin e pagave, duke reflektuar sfidat e vazhdueshme ekonomike me të cilat përballet kjo zonë.
Këto shifra pasqyrojnë nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik dhe mungesën e investimeve të mjaftueshme në këto rajone, duke ndikuar drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve. Ekspertët theksojnë se përmirësimi i infrastrukturës, nxitja e investimeve dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla mund të jenë hapa të rëndësishëm për të ndryshuar këtë realitet ekonomik.
Bojniku në rrethin e Jabllanicës është komuna më e varfër në Serbi
me një mesatare neto të dhjetorit prej 66,729 dinarë, e ndjekur nga komuna Preshevës në rrethin e Pçinit me një mesatare prej 67.056 dinarë, kështu që këto dy komuna prej dy muajsh janë në garë se kush do të jetë kampion i varfërisë.