Lajme

Ragmi Mustafa uron pavarsinë e Kosovës: Edhe Presheva quhet Kosovë

Sot, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shqiptarët anembanë trojeve dhe në diasporë po e festojnë këtë ditë historike me krenari dhe emocion.

Në një mesazh urimi, Ragmi Mustafa ka kujtuar sakrificat e shqiptarëve për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, duke përmendur figurat kryesore të luftës si komandantin Adem Jashari dhe presidentin Hashim Thaçi. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i përkushtimit dhe luftës së shumë dëshmorëve, ushtarëve dhe patriotëve që sakrifikuan për një Kosovë të lirë.

Mustafa gjithashtu vuri në dukje se edhe sot, disa nga figurat kryesore të luftës për liri po përballen me gjykime të padrejta, ndërsa Kosova feston shtetësinë e saj me mburrje.

Në fund të mesazhit, ai uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar.

Related Articles

Back to top button