Lajme

Sami Salihu me kritika të ashpra ndaj pushtetit në Preshevë

Sami Salihu, një nga zërat kritikë ndaj administratës aktuale në Preshevë, ka reaguar ashpër ndaj kryetares dhe ekipit të saj, duke i akuzuar se po sillen si një organizatë joqeveritare dhe nuk po ofrojnë zgjidhje për qytetarët.

Në një postim në facebook, ai shpreh pakënaqësinë për mungesën e rezultateve konkrete, ndërsa kritikon përsëritjen e vazhdueshme të problemeve pa ndonjë përmirësim të dukshëm. “Në pushtet jeni për të zgjidhur problemet, bile edhe rrogat i merrni për këtë punë e jo për ta përsëritur çdo muaj gjendjen si papagaj,” shkruan ai.

Salihu shkon më tej duke thënë se me këtë qeverisje situata vetëm po përkeqësohet dhe se vetë administrata po dëshmon paaftësinë e saj. “Askush më mirë se vetë ju nuk e dëshmon pafuqinë dhe paaftësinë tuaj,” përfundon ai, duke kërkuar që pushteti të marrë masa konkrete për të adresuar problemet e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button