Lajme

Thirrje për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Preshevë

Komuna e Preshevës ka shpallur një thirrje publike për mbështetjen e grave sipërmarrëse përmes një programi të granteve për startape. Ky projekt mbështetet nga Ministria për Evropë dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Beograd.

Sipas njoftimit, buxheti i përgjithshëm i projektit arrin në 14,000 euro, ndërsa janë të disponueshme gjashtë grante, secili me një vlerë maksimale prej 260,000 RSD.

Fushat e mbështetura përfshijnë rrobaqepësinë, parukerinë, punimet artizanale, zejet e vjetra, kuzhinën tradicionale, teknologjinë dhe informacionin (IT), si dhe ide të tjera inovative.

Autoritetet komunale inkurajojnë të gjitha gratë sipërmarrëse që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre. Për më shumë informacion mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, gratë e interesuara mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Preshevës ose të kontaktojnë administratën komunale.

Related Articles

Back to top button