Lajme
Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve: Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2025/02/voton-albin-kurti.jpg?resize=600%2C400&ssl=1)
Një ditë të re e ka cilësuar Albin Kurti ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ku ai synon një mandat tjetër si kryeministër. Pas votimit në Prishtinë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të vendosur qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët dhe inkurajoj çdonjërin të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet! Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Kurti.