Lajme
Zgjedhjet në Kosovë/ Fotografoi votën dhe sulmoi dy policë, arrestohet votuesi
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-votavotimi-qytetari-voton.jpg?resize=780%2C440&ssl=1)
Në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Votimi ka nisur në të gjitha qendrat në orën 07:00, sipas KQZ dhe nuk janë raportuar incidente. 4 kandidatët për kryeministër, Albin Kurti nga Vetëvendosja, Ramush Haradinaj i AAK, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së hodhën votën e bënë thirrje që qytetarët të shprehin vullnetin e të vendosin për qeverinë e 4 viteve të ardhshme.
Në qendrën e votimit ‘Xheladin Rekaliu’ në Podujevë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka fotografuar votën. Sipas mediave në Kosovë, po ashtu raportohet se i njëjti ka sulmuar edhe dy policë.