Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, ja pjesëmarrja deri në orën 11:00

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, pjesëmarrja ka qenë 8.33 për qind, apo 164,195 votues.

Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës.

Ndërkaq, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Evropë ka përfunduar procesi i votimit.

Related Articles

Back to top button