Lajme

Arrestohet një person në Preshevë i dogji makinën një polici

Policia ka arrestuar një burrë 45-vjeçar nga Presheva, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti që i përkiste një zyrtari policor.

Sipas raportimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale natën e kaluar duke ndezur makinën, e cila më pas është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia ka reaguar shpejt, ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai do të sillet para prokurorit për procedurat e mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button