Këshilli kombëtar shqiptar i harxhon parat e bujqëve në shpenzime të dyshimta

Bujanoc – Dokumentet e siguruara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) tregojnë se një shumë prej 80,000 eurosh, ose 8% e fondit të subvencioneve për bujqësinë nga Qeveria e Kosovës, është shpenzuar në mënyrë kontroverse.
Një pjesë e madhe e këtyre mjeteve është ndarë për komisione dhe ekspertë, me shuma që ngjallin dyshime. Konkretisht:
– Komisioni për pranimin e dokumentacionit të konkursit ka marrë 400,000 dinarë.
– Komisioni vlerësues i aplikuesve ka përfituar 490,000 dinarë.
Personat që asistuan në plotësimin e dokumentacionit janë shpërblyer me 240,000 dinarë.
– Koordinatori i procesit ka marrë 90,000 dinarë.
– Një ekspert i IT-së është paguar 150,000 dinarë vetëm për të futur të dhënat e aplikuesve.
– Komisioni verifikues ka marrë gjithsej 490,000 dinarë.
Ndërkohë që bujqit prisnin mbështetje për të zhvilluar prodhimin e tyre, një pjesë e konsiderueshme e fondeve është shpërndarë në komisione dhe individë, shumë prej të cilëve dyshohet se janë militantë partiakë.