Lajme
Njoftim: Ceremoni për nder të Profesor Ibrahim Kadriut në Preshevë

Preshevë, 20 mars 2025 – Komuna e Preshevës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar kanë njoftuar për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të profesor Ibrahim Kadriut, i cili ka ndërruar jetë.
Ceremonitë do të mbahen të premten në Preshevë dhe përfshijnë:
– Mbledhje komemorative në sallën e Kuvendit Komunal, në orën 13:00.
– Homazhe pranë Shtëpisë së Kulturës në orën 13:30.
– Varrimi do të zhvillohet në orën 15:00, me nisje nga xhamia në qendër të qytetit.
Organizatorët i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që ndiejnë dhimbje për këtë humbje të madhe.