Lajme

Preshevarja i dhuron Gjestit 50 mijë euro

Miranda Shita, sipërmarrësja me prejardhje nga Presheva dhe pronare e kompanisë Eagle Capital, ka bërë një gjest bujar duke i dhuruar 50,000 euro për bamirësi personazhit të njohur të Big Brother VIP, Gjesti (Besart Kelmendi).

Sipas njoftimit të saj në rrjetet sociale, kjo shumë është pjesë e një zotimi në kuadër të projektit Evergreen Valley, një iniciativë e kompanisë së saj për zhvillimin e pasurive të paluajtshme. Po ashtu, Eagle Capital do të paguajë edhe 50,000 euro për Gjestin si pjesë e një marrëveshjeje me Top Channel Albania.

Tani mbetet në dorën e Gjestit të vendosë se cila shoqatë do të përfitojë nga ky donacion i rëndësishëm. Ky veprim ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku është vlerësuar si një akt i madh solidariteti dhe përkrahjeje për kauza të rëndësishme.

Related Articles

Back to top button