Lajme
Sami Salihu kritikon pushtetin lokal “kaloj edhe ky muaj nuk u vendos asnjë gozhdë në Preshevë”

Kritikë të ashpra janë drejtuar ndaj pushtetit lokal në Preshevë për mungesën e investimeve dhe projekteve zhvillimore. Në një postim në rrjetin social Facebook, Sami Salihu ka denoncuar pasivitetin e pushtetit lokale, duke theksuar se “asnjë gozhdë e vetme nuk është vënë për një vit të tërë.”
Salihu e cilëson këtë situatë si rezultat të paaftësisë së qeverisjes lokale dhe jo si pasojë e muajit të Ramazanit. Në të njëjtin postim, ai ka përmendur edhe rikthimin e Arditës, një referencë që lë të kuptohet se një ndryshim politik mund të sjellë zhvillime konkrete për qytetin.
Situata në Preshevë mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët presin hapa konkretë për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik.