Urim festiv nga Ardita Sinani për qytetarët e Preshevës me rastin e Fitër Bajramit

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përcjellë një mesazh të përzemërt urimi për qytetarët e Preshevës me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sinani theksoi rëndësinë e kësaj feste për forcimin e frymës së solidaritetit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve, duke i bërë thirrje për kultivimin e dashurisë dhe afërsisë që e karakterizon këtë ditë të shenjtë.
“Bajrami është gjithmonë një moment i veçantë, veçanërisht kur bashkëvendësit tanë kthehen pranë familjeve nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, duke e bërë këtë festë edhe më të bukur dhe kuptimplotë,” shkroi Sinani, duke vlerësuar bashkimin dhe respektin e ndërsjellë që mbizotëron në Preshevë gjatë kësaj feste.
Postimi i kryetares u shoqërua me një pamje mahnitëse të qytetit të Preshevës në perëndim të diellit, që pasqyronte bukurinë natyrore të vendit dhe atmosferën festive të Bajramit.