Lajme

22 vjeçari nga Maqedonia kapet me tre gramë marihuanë, denohet të paguaj 100 mijë dinarë për qëllime humanitare

Në pikën kufitare të Preshevës, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti 3,17 gramë marihuanë tek një udhëtar.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, në vend të ndjekjes penale për veprën “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, i riu u detyrua të paguajë 100.000 dinarë për qëllime humanitare, në këmbim të heqjes së kallëzimit penal, gjykimit dhe dënimit.

Related Articles

Back to top button