Banorët e Preshevës përballen me mungesë të ujit të pijshëm, reagojnë ndaj indiferencës së pushtetit lokal

Preshevë, 1 Prill 2025 – Banorët e disa lagjeve kryesore të qytetit të Preshevës vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, një problem që është përkeqësuar veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kryetari i APN-së Visar Memeti ka ngritur shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë dhe ka kritikuar pushtetin lokal për mosveprim dhe indiferencë ndaj ankesave të vazhdueshme të qytetarëve.
Sipas tij, premtimi i kryetares Ardita Sinani për furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm ka mbetur vetëm në kuadër të fushatës elektorale, duke mos u realizuar deri më tani. Si pasojë, qytetarët janë të detyruar të sigurojnë ujë përmes metodave alternative, duke mbushur bidonë dhe shishe në pika të ndryshme të komunës.
“Arditë mbaje premtimin, qytetarët duan ujë!”, ka përfunduar Memeti postimin e tij, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit në Preshevë.