Hapet thirrja publike për blerjen e traktorëve të rinj për vitin 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave e Republikës së Serbisë ka shpallur një thirrje publike për mbështetje financiare për blerjen e traktorëve të rinj për vitin 2025.
Përmes Drejtorisë për Pagesa Bujqësore, kjo thirrje synon të nxisë investimet në pasurinë fizike të fermave bujqësore. Subvencionet do të mbulojnë blerjen e traktorëve të rinj të destinuar për punë bujqësore në prodhimin blegtoral dhe bimor, me fuqi motori deri në 60 kilovat (kW). Traktorët duhet të jenë të prodhuar në Serbi ose të jenë modele të importuara në gjendje të çmontuar dhe të montuara brenda vendit.
Aplikimet do të pranohen nga data 25 prill deri më 25 maj 2025, përmes platformës digjitale eAgrar në portalin ePodsticaji.
Për të gjitha informatat shtesë, fermerët mund të kontaktojnë Qendrën e Informimit të Ministrisë në numrat 011/260-79-60 dhe 011/260-79-61, ose Qendrën e Kontaktit të Drejtorisë për Pagesa Bujqësore në numrat 011/30-20-100 dhe 011/30-20-101. Mbështetja është në dispozicion çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:30.
Detaje të plota rreth thirrjes mund të gjenden edhe në faqen zyrtare: (https://eagrar.gov.rs).