Ja kur do të jetë pushimi pranveror për nxënësit

Viti shkollor vazhdon të jetë mjaft konfuz, pasi shumë data janë ende të panjohura, përfshirë edhe atë të mbajtjes së provimit të maturës së vogël.
Ende nuk dihet nëse viti do të zgjatet për shkollat e mesme që ndodhen ende në grevë. Megjithatë, ajo që është e sigurt janë datat e pushimit të pranverës.
Nxënësit fillojnë pushimin më 16 prill dhe do të kthehen në bankat shkollore më 22 prill, siç është publikuar në “Gazetën Zyrtare”. Kjo vlen si për shkollat fillore ashtu edhe për ato të mesme. Dita e parë pa mësim është e mërkura, 16 prill, ndërsa pushimi do të zgjasë gjashtë ditë, pra katër ditë pune. Kështu, dita e parë mësimore do të jetë 22 prilli.
Po ashtu, edhe data 1 dhe 2 maj do të jenë ditë pushimi – e enjte dhe e premte – dhe së bashku me fundjavën do t’u ofrojnë nxënësve një “pauzë” katërditore.