Ja pse stjuardesat na presin me buzëqeshje te dera kur hipim në aeroplan

*Shkallëve teksa ngjitemi në aeroplan dhe nisesh drejt vendit tënd, ekuipazhi te dera të përshëndet me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Por pse ndodh kjo?
Kjo është një mënyrë për të vlerësuar çfarë lloj pasagjeri je. Stjuardesat nuk të përshëndesin vetëm nga mirësjellja, por gjithashtu kontrollojnë nëse je i dehur apo i sëmurë për të fluturuar.
Por nuk është vetëm kjo. Përmes këtij momenti, ekuipazhi po vlerëson edhe se cilët pasagjerë mund të jenë të dobishëm në rast emergjence. Njerëzit nga të cilët mund të kërkojnë ndihmë në një situatë të tillë duhet të kenë disa cilësi të veçanta.
Pra, ekuipazhi mund të kërkojë ndihmë nga dikush që nuk ka probleme me lëvizjen, flet anglisht, duket se është në gjendje të hapë derën e emergjencës, apo është duke udhëtuar i vetëm.
Prandaj, kur hip në aeroplan dhe sheh fytyrat e buzëqeshura të ekuipazhit, dije se nuk është vetëm për të të uruar mirëseardhje – ata në fakt po vlerësojnë në heshtje nëse je në rregull për të udhëtuar dhe kush mund t’u vijë në ndihmë nëse lind nevoja.