Lajme

Ka filluar trajnimi treditor për bletarët në Preshevë

Sot ka filluar trajnimi treditor për bletarët në komunën e Preshevës, ku po marrin pjesë mbi 30 bletarë nga Presheva. Ky trajnim, i cili do të zgjasë tri ditë radhazi – sot, nesër dhe pasnesër – ka për qëllim të rrisë kapacitetet e bletarëve lokalë dhe të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bletarisë.

Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin ligjërata dhe punëtori praktike mbi temat si menaxhimi i shëndetit të bletëve, teknikat moderne të prodhimit të mjaltit, përpunimi dhe ambalazhimi, si dhe zhvillimi i tregut për produktet bletare.

Ky trajnim vjen si bashkëpunim nga shoqata bletarisë “Bleta” nga Presheva dhe organizata qeveritare Tika, për të fuqizuar ekonominë lokale dhe për të mbështetur bletarinë si një sektor me potencial të madh zhvillimi në Preshevë dhe rrethinë.

Related Articles

Back to top button