Lajme
Kartëmonedha prej 500 eurosh nuk prodhohet më

Kartëmonedha prej 500 eurosh nuk prodhohet më, por ende mbetet e vlefshme dhe mund të përdoret për pagesa.
Ajo i përket serisë së parë të eurove (2002–2016), e cila është zëvendësuar nga seria “Evropa” (nga 2016). Kartëmonedhat e vjetra nuk mund të tërhiqen më nga bankomatet, por mund të zëvendësohen në bankat qendrore kombëtare pa afat kohor.
Gjithashtu, bankat lokale mund t’i pranojnë për ndërrim ose depozitë.