Mbushen gropat në hyrje të Preshevës

Sot në hyrje të qytetit të Preshevës kanë nisur punimet për mbushjen e gropave që kanë shkaktuar vështirësi për qarkullimin dhe kanë qenë burim shqetësimi për shoferët prej kohësh. Ekipet e mirëmbajtjes rrugore janë parë në terren duke punuar me makineri dhe veshje të posaçme, ndërsa segmentet më të dëmtuara të rrugës janë mbushur me asfalt të ri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të konsiderueshme të rrugës që tashmë është riparuar, duke përmirësuar dukshëm gjendjen e saj. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve kanë mirëpritur këtë ndërhyrje.

Back to top button