Lajme
Në Bujanoc kapet serbi duke kontrabanduar cigare nga Kosova

Policia serbe ka konfiskuar një sasi të madhe cigaret të kontrabanduara nga Kosova gjatë një operacioni në Bujanoc.
Gjatë kontrollit të një automjeti në rajonin e Vranjës, policia gjeti mbi 9,000 pako cigare pa banderola akcize, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Kosova.
Shoferi i automjetit, një shtetas serb, është arrestuar dhe kundër tij është ngritur procedurë penale për veprën penale të kontrabandës së mallrave akcizore.
Policia njofton se kontrabanda e cigareve shkakton dëme të mëdha ekonomike dhe financiare për buxhetin e Serbisë dhe se aktivitetet e këtilla ilegale do të luftohen pa kompromis.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për të parandaluar kontrabandën dhe krimin e organizuar në rajon.